Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë puntatës së fundit në “E diell”, në një nga rubrikat e emisionit.
Bëhet fjalë për rubrikën “Just Dance”, kushtuar të gjithë atyre që kanë pasion dhe talent kërcimin. Një nga konkurrentet po realizonte perfomancën e saj përballë jurisë në një moment rrëzohet në tokë dhe Ezdalin Gorani, njëri nga anëtarët e jurisë bën me shenjë që të sillet ndihmë për konkurrenten.
Emisioni është ndërprerë për disa çaste deri sa konkurrentja mori ndihmën e duhur dhe më pas u dërguar me ambulnacë.
@random_thingsssss1 #fyp #fypシ #fypage #foryoupage #topchannel ♬ original sound – random_thingsssss1
Moderatorja Nevina Shtylla njoftoi se konkurrentja po merr ndihmën e duhur me ardhjen e ambulancës:
“Ka ndodhur një incident edhe me Danjën e cila duhet të jetë duke marrë ndihmën e parë, ka ardhur edhe ambulance për ta asisituar. Janë incidente që ndodhin herë pas here.”-tha ajo.
Nga ana tjetër, njëri nga anëtarët e jurisë, Graciano Tagani, u duk shumë i prekur dhe nuk ishte në gjendje të flasë në lidhje me incidentin.
“Realisht jam shumë i prekur… Nuk e di…. Nuk dua…”- tha ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al