Muajin e kaluar, Arsim Abduli dhe partnerja e tij, Pranvera, ngritën dyshimet se i kishin dhënë fund lidhjes që nisi pas daljes së ish-konkurrentit nga “Për’puthen”.
Shkak u bënë disa postime në rrjetet e tyre sociale, të cilat nënkuptonin “lamtumirën”.
“Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull… Gjithë të mirat në jetë!”, shkroi Pranvera krahas një fotoje të vetes.
Nga ana tjetër, Arsimi publikoi po ashtu një foto të vetes, të cilën e mbishkroi: “Për një moment ti ishe bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!”.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Pranvera ka treguar se problemet mes dyshes mund të jenë zgjidhur dhe se tashmë janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Kjo sepse, 21-vjeçarja publikoi një video në të cilën shfaqet bashkë me djalin e Arsimit duke parë kukulla në dhomë.
Arsimi dhe Pranvera nisën një histori dashurie pasi ish-konkurrenti u nda nga Ana Lleshi, me të cilën nuk ka më asnjë kontakt.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al