29 Shtator, 2017

Video: Ja si David Beckham i mëson vajzës të luajë futboll


 

David Beckham mund të ketë tre djem, por është vajza e tij Harper duket ajo që do të vazhdojë traditën në familje duke ndjekur hapat si babai futbollist.

6-vjeçarja ka lënë të nënkuptohet se do të jetë kapitene e skuadrës angleze të futbollit për femra pas aftësive që ka treguar në një video që ka pushtuar mediat online.

Sportisti ka publikuar dy video bardhë e zi në Instagram teksa shihet duke lozur me vajzën e tij në park. Harper ishte e veshur si një futbolliste e vogël, duke impresionuar babain e saj.

Fansat janë surprizuar nga talenti i Harper, duke komentuar se ajo do të jetë një pasuese e denjë e babait të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al