13 Mars, 2024

VIDEO/ “Jam dhunuar nga ish-partneri”- Mes lotësh, Erjola Doçi rrëfen arsyen që hyri në “BBVIP”: Dëshiroja të gjeja…


Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, Erjola Doçi si asnjëherë më parë ka “hapur” zemrën në “BBVIP”, duke rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë.

Teksa po bisedonte me banorët, moderatorja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.

“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu lidhu, shkëputu lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftëse e keni vënë re kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”– u shpreh Erjola.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, mes lotësh ajo tregoi se ka thyer amanetin e babait të saj të ndjerë, duke e lejuar ish-partnerin që ta dhuronte, megjithëse Erjola tha se nuk do ta lejojë të ndodhë më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al