Pas nisjes së “Big Brother VIP”, debatet mes banorëve në këtë shtëpi nuk kanë të mbaruar.
Julian Deda dhe Egla Ceno janë dy banorët që shpesh herë kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa kjo e fundit ndihet shumë e lënduar nga fjalët që aktori i ka thënë.
Konkurentja u shpreh se Juli e ka ofenduar keq dhe se gjatë primet të kësaj të marte ajo do të komunikojë diçka shumë të rëndësishme që jo vetëm që nuk do të llogaritet më si lojtarë në “Big Brother VIP”, por as si njeri.
“Të martën unë do të komunikoj çfarë kam ndërmend të flas dhe ai njeri nuk do të llogaritet më as si lojtar dhe as si njeri sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua me më thënë që do heq brekët që të knaqesh! Unë kam vëllezër, kam personalitet, kam moshën time nuk jam e vogël. Ai është burrë familje dhe mua nuk më thotë dot që do qesh përsëri do të bëj të qash prap. Ai e ka fituar ‘Big Brotherin’ e vet, më bëri mua për të qarë.”– u shpreh Egla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram