14 Mars, 2024

VIDEO/ “Kam pasur dy lidhje paralele”- Banorja e “Big Brother VIP” flet pa “dorashka”: Kam dashur gjëra të ndryshme dhe…


Grupi i Romeo Veshaj së fundmi janë vënë përballë një sfide “Thuaje ose Pije” nga “Vëllai i Madh”.

Të mbledhur rreth tavolinës, konkurrentët duhet të zgjidhnin nga një pyetje së cilës do ti përgjigjeshin ose të pinin “shots”.

“A ke patur ndonjëherë dy lidhje paralelisht?”, ishte pyetja pikante që zgjodhi Julia Iliriani.

Ja më shihni në sy mua, si mendoni ju?”, i pyeti aktorja banorët, të cilët duke qeshur thanë “PO”.

Julia tregoi se ajo ka pasur dy lidhje paralele, pasi ka dashur të ketë dy gjëra të ndryshme dhe ato i ka marrë nga dy njerëz të ndryshëm.

Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm, dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë vitesh në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, po i kam marrë nga dy njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, tregoi Julia.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al