19 Maj, 2022

VIDEO/ Këngëtarja e njohur ndalon performancën, ulet në gjunjë dhe…


Këngëtarja me famë botërore Halsey, ka ndaluar performancën e saj në një koncert që po zhvillonte në West Palm Beach.

Halsey ishte në qendër të skenës në Amfiteatrin iTHINK, duke kënduar hitin “You Should Be Sad”, kur papritur ndaloi shfaqjen duke lajmëruar edhe ekipin e saj që të fikë muzikën.

Halsey më pas ulet në gjunjë në skenë dhe thotë diçka, që fillimisht nuk mund të kuptohet mirë, megjithatë ajo shprhehet: “Nuk mendoja se do të më duhej ta bëja këtë deri disa ditë pas turneut, dreqin.”

Më pas ajo duket se shpreh se diçka ka ndodhur në turmën. Ajo dëgjohet të thotë: “Ndërsa ju kam ju, dua të bëj një deklaratë… kujtohuni për diçka. Unë e di që jemi mbyllur brenda për një kohë të gjatë dhe harrova se si të sillesh si të turpërohesh. Por, të gjithë janë këtu sepse u pëlqen e njëjta gjë që ju bëni, ndaj trajtojini ata me dhembshuri, njerëz.”

Nuk dihet ende nëse kishte një problem në turmë, megjithëse dikush nga tha për TMZ se nuk kishte prova të dukshme për këtë. Halsey vazhdoi, “Të gjithë ne jemi këtu sepse duam të njëjtën gjë, urrejmë të njëjtën gjë. Sepse e dashura jote të tërhoqi zvarrë këtu, kjo është gjithashtu mirë. Ti e do të dashurën tënde. Unë e dua të dashurën tënde. Le të flasim për këtë më vonë në set. Le ta provojmë edhe një herë.”

Më pas ajo rifilloi shfaqjen, duke kënduar që në fillim “You Should Be Sad”.

Pas tragjedisë në koncertin Astroworld të Travis Scott, rastet kur muzikantët kanë ndalur koncertet për të ndihmuar fansat janë shtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al