Laura Pausini, këngëtarja e njohur italiane, ka përjetuar një incident gjatë një koncerti në Milano, ku u rrëzua nga shkallët e podiumit.
Sipas pamjeve të publikuara nga fansat, këngëtarja duket se u ngatërrua me veshjen e saj të gjatë dhe çizmet me takë të lartë, çka çoi në humbjen e ekuilibrit.
Megjithatë, Pausini tregoi profesionalizëm maksimal, duke vazhduar performancën e saj pa ndërprerje, edhe pas sekondave të para të rënies. Fatmirësisht, ajo nuk pësoi asnjë lëndim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram