7 Janar, 2018

VIDEO/ Këngëtarja shqiptare tregon tatuazhet dhe prek me fjalët e saj: Më ngjethet mishi…


Valbona Mema, kengetarja e muzikes popullore shqiptare ka folur në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, për tatuazhet që ka bërë në trupin e saj dhe ka zbuluar edhe lidhjen e saj me të bërit tatuazh.

“E kam nisur dikur me një diell të vogël, kur ngela vetëm në jetën time u përballa me shumë gjera dhe mendova që i vetmi frymëzim që mund të më vinte dhe të më lehtësonte ishte bërja e një tatuazhi.

Unë kam një ndjesi kur filloj një tasutazh, sikur me qetëson, duhet të ketë kuptim. Për ti numëruar, nga dielli, në dorë, thashë të bëj një provë por në momentin që mu fshi u ndjeva keq dhe vendosa ta bëj të përhershëm.

Duhet gjykim se këtu në Shqipëri gjykohesh. Unë vërtet jam qytetare e thjeshtë, por jam edhe këngëtare e muzikës popullore dhe është në kontrast, por kjo është gjëja më e bukur.

Këtu kam bërë tatuazh familjen time që mua më ngjethet mishi, djalin veten dhe tani kam filluar me vajzën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al