5 Tetor, 2017

Video/ Kreu i Gjykatës së Vlorës harbohet në dasmë, ‘mbulon’ me para dy këngëtaret e njohura


Të gjithë jemi mësuar me faktin se në dasmat shqiptare hidhet lekë, dhe ky është një fakt që nuk na bën përshtypje. Por nga ana tjetër ai që bie në sy ka të bëjë me rastin ku të ftuar në dasmë janë personazhe VIP, këngëtarë, politikanë dhe gjyqtarë.

Por surprizat në këtë dasmë nuk ndalen këtu. Mësohet se të pranishëm kanë qenë dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha si dhe kreu i gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca.

Sikundër shikohet dhe nga materiali video, Haluca është ngritur duke u hedhur para dy këngëtareve të njohura, madje ua ka “përplasur” në ballë. Ai i ka “mbuluar” me para dy këngëtaret e ulur këmbëkryq. I pranishëm ishte edhe ish drejtori i Policisë së Tiranës, Shkëlzen Breçani.

gjyqskenderi-2skender-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al