Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan përmes një testi.
Duke marrë shkas nga video e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cila bëri bujë në rrjetet sociale pasi kryeopozitari nuk shqiptonte dot fjalën ‘paparashikueshmëria’.
“Këtë fjalë do ta kthejmë në konkurs, kush e shqipton do të bëhet kryetar bashkie”, tha Basha.
Ndërkohë moderatori Ermal Mamaqi ka testuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke i kërkuar të shqiptojë fjalët: Paparashikueshmëria, acidi dezoksirobonukleik dhe otorinolaringologu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al