Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” moderatori Romeo Veshaj ka nxitur dyshimet e banorëve për statusin e tij, pasi ai është mjaft diskret përsa i përket jetës sentimentale.
Ka qenë Meri Shehu e cila ditën e sotme e ka pyetur aktorin nëse do të deklarohej për ndonjë vajzë në “BBVIP”.
“Jo”- u përgjigj Romeo, megjithëse astrologia nuk e la me kaq duke e pyetur se pse e thotë me kaq siguri.
Nga ana tjetër banori u shpreh se thjeshtë ishte një përgjigje por nuk ndihet shumë i sigurtë për të.
Pjesë nga biseda:
Meri: Të gjithë po presin që të lindin një dashuri dhe të gjithë thonë që s’janë të dashuruar por gati po vrasin veten. A do të deklaroheshe për ndonjë këtu ti.
Romeo: Jo.
Meri: Pse je kaq i sigurtë?
Romeo: Unë tu përgjigja po i sigurtë s’jam.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram