7 Mars, 2022

VIDEO/ Ledri Vula i bën dhuratën e veçantë Elvana Gjatës, ky është reagimi i këngëtares


Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë qenë së fundmi në një koncert bashkë dhe reperi i ka bërë koleges së tij një dhuratë të veçantë.

Teksa ajo u ngjit në skenë Ledri mer një trëndafil nga një prej të pranishmëve dhe ia dhuron në mes të skenës. Kjo gjë ka ardhur shumë e papritur për artisten e cila ngel gojëhapur dhe e surprizuar teksa të gjithë të pranishmit brohorasin.

Më pas ata kanë vijuar të performojnë bashkë krah njëri-tjetrit ndërsa gjesti miqësor shumë i bukur nga ana e Ledrit po bën xhiron e rrjetit dhe është pëlqyer shumë nga fansat.

 

 

Ledri dhe Elvana kanë një miqësi shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Disa vite më parë ata kanë bashkëpunuar për këngën me titull “Mike” që vazhdon të dëgjohet ende edhe sot e kësaj dite.

Shpesh dy këngëtarët janë shfaqur krah njëri-tjetrit si në rrjetet sociale, ashtu edhe në koncerte e vende të tjera.

E morët vesh?! Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë surprizën e madhe për ne – AlpeGossip

Ledri Vula një këngëme emrin “Elvana” - Shqiptarja.com

Kujtojmë se Ledri është prej vitesh në një lidhje me Sara Hoxhën. Ata kanë një vajzë 1-vjeçare, Poem Blu.

Nga ana tjetër, Elvana ka zgjedhur që të jetë hermetike për jetën e saj private e nuk dihet nëse është apo jo në një lidhje.

Stream Elvana Gjata & Ledri Vula Feat. John Shahu - Mike (SONI REMIX) by ? SONI DEEJAY ? | Listen online for free on SoundCloud

Wow! Kjo nuk pritej nga Ledri Vula dhe Elvana Gjata - Opinion.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al