5 Maj, 2022

VIDEO/ Loredana shfaqet krah Neymar, çfarë i bëri bashkë?


Duket se futbollistët nuk po i ndahen Loredanës. Reperja është shfaqur së fundmi krah yllit me famë botërore Neymar.

Ishte vetë artistja që publikoi një video në Instastory ku shihet duke pozuar e përqafuar me Neymar teksa nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë. Sipas gjasave ata janë takuar rastësisht në Paris. Në një moment Loredana i thotë diçka asit brazialian por nuk kuptohet se çfarë. (KLIKO)

 

Kjo video vjen pak ditë pasi Loredana u shfaq krah futbollistit nga Kosova Edon Zhegrova, duke krijuar aludime se kanë nisur një lidhje. Ishte gazetar zvicerane “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Megjithatë asnjëri nga protagonistët nuk ka reaguar.

Nga ana tjetër, Neymar është në një lidhje me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi. Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Së fundmi e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

             LEXO EDHE: 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al