11 Maj, 2022

VIDEO/ “Mbretëresha e popit latin” mbështet publikisht Ronela Hajatin?


Ariadna Thalía Sodi Miranda Mottola, e njohur si Thalía, këngëtarja dhe aktorja e njohur meksikane, ka mbështetur publikisht performancën e Ronela Hajatit në Eurovision.

Thalía, e cila konsiderohet si një nga artistet meksikane më të suksesshme dhe me ndikim dhe cilësohet si “Mbretëresha e popit latin” nga mediat ndërkombëtare, duket se është mahnitur nga performanca e përfaqësueses së Shqipërisë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.

Këngëtarja ka postuar në llogaritë e saj në Instagram dhe Twitter, një video të performancës së Ronela Hajatit duke marrë shumë reagime nga fansat e saj latinë. Shumë fansa e kanë pyetur Thalían, e cila numëron më shumë se 15 milionë ndjekës në Instagram, rreth Ronelës ndërsa të tjerë kanë sugjeruar ta shohin performancën e plotë në faqen zyrtare të Eurovizion.

Vetë Ronela Hajati e ka ripostuar videon duke shprehur gjithë entuziazmin dhe fansat e saj të huaj i shkruajnë Ronelës që “a e ke idenë sesa e famshme është në vendet latine Thalía”, duke treguar kështu gëzimin se sa shumë po përkrahet Ronela pavarësisht skualifikimit mbrëmë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al