Aktori Romeo Veshaj së fundmi ka zhvillua një interviste në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E teksa u pyet nga Elona Duro nëse i vëllai Donald Veshaj i ka dhënë ndonjë këshillë para se të hynte në “BBV”, Romeo tha se ka treguar se çfarë i tha vëllai i tij Donaldi para se të bëhej pjesë e “BBV”.
“Do të të mësoj vetë ajo gjë më tha… Kujdes me nervat, kujdes se mos bën ndonjë gabim”– tha Romeo duke treguar një ndër porositë që Donaldi i dha atij.
Pjesë nga intervista:
Elona: A nuk të mësoi Donaldi, nuk të tregoi se si është të jesh në Big Brother?
Romeo: Do të të mësoj vetë ajo gjë më tha… këtu i meson vetë të gjitha. Më thoshte duhet ta provosh se nuk ta shpjegoj ndjesinë… Këtu veçse të kalitet durimi, dua të them që jam një tjetër unë.
Na thuaj ndonjë këshillë tjetër që të ka thënë Donaldi?
Romeo: Donaldi është fenomeni i një formati të tillë. Më ka thënë që kujdes me nervat, kujdes se mos bën ndonjë gabim. Më ka thënë do vijë një moment që do harrosh, zërat dhe fytyrat e familjarëve,,, mendoja se do e takoja… për mua ka qenë e vështirë të luftoja pa atë në të gjitha sfidat. Ne jashtë i kemi kaluar bashkë. Brenda ka qenë e vështirë të përballesha pa atë. Sapo ta takoj e vetmja pikëpyetje është nëse kam bërë ndonjë gabim…
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram