3 Qershor, 2022

VIDEO/ Me tortë në duar, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz surprizojnë moderatorin e njohur live në emision


Moderatori i njohur Flori Gjini ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe duket se surprizën më të bukur ia kanë bërë Einxhel Shkira dhe Dj Dagz.

Çifti i njohur e ka surprizuar moderatori teksa ndodhej në emision live në radio. Me një tortë të vogël simbolike në duar ata janë futur në studio duke e kapur Florin në befasi.

Einxhel ka ndarë në Instagram videon e surprizë teksa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Flori Gjini. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë të dua por shpresoj që ti mund ta ndiesh. Gjithashtu ti je me fat sepse as qirinjtë nuk duan që të plakesh ti.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Në pamjet e kapur nga Dj Dagz, Flori shihet i habitur nga prezanca e tyre teksa çifti i njohur më pas i është bashkuar studios për një mini-intervistë.

Flori dhe Einxhel janë miq prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë. Se bashku me figura të tjera publike si Fjoralba Ponari, Argjira Spanca, Graciano Tagani ata krijojnë një grup shumë të këndshëm.

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Flori e surprizoi Einxhel duke hyrë brenda ku biseduan me orë të tëra. Asokohe, Flori ishte i vetmi nga njerëzit e afërm të Einxhel që ajo nuk kishte takuar dhe moderatorja kishte shprehur dëshirën që ai të hynte sa më parë sepse donte t’i jepte një mendim për Dgaz. Duke dëshmuar kështu edhe një herë lidhjen e tyre të ngushtë.

E tashmë grupit i është bashkuar edhe Dagz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al