Presidenti i Republikës, Ilir Meta, promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin.
Gjatë kësaj vizite z Meta ka është ndalur edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron Parku Kombëtar i Thethit.
Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.
“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, – thotë z. Meta.