Doja Cat pothuajse humbi momentin e saj të madh në “Grammy Awards 2022” për shkak se i duhej të shkonte në tualet.
Pasi ajo dhe SZA fituan çmimin për “Dyshja më e Mirë Pop”, Doja u ngjit në skenë me nxitim. SZA, e cila u ngjit në podium me paterica, i tha: “Shkove në tualet për pesë minuta, e ke seriozisht?”
Pa frymë, Doja i tha të pranishmve: “Kurrë në jetën time nuk kam ecur kaq shpejtë”. Ajo vazhdoi të falënderonte bashkëpunëtorët më pas, por dukej e tronditur nga momenti befasues. “Kiss Me More” e dy yjeve fitoi mbi “I Get a Kick Out of You” nga Tony Bennett dhe Lady Gaga; “Lonely” nga Justin Bieber dhe Benny Blanco; “Butter” nga BTS dhe “Higher Power” nga Coldplay të cilët ishin po ashtu të nominuar në këtë kategori.
“E vlerësoj shumë”, tha Doja për çmimin. “Faleminderit të gjithëve, familjes time, ekipit tim, nuk do të isha këtu pa ju dhe nuk do të isha këtu pa fansat e mi”.
Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtoren e saj duke thënë: “Dhe ti e di çfarë SZA, ti je gjithçka për mua. Je e pabesueshme. Je mishërimi i talentit, je tekstshkruese, je gjithçka”. Më pas ajo i dha fjalën: “Kam nevojë të thuash diçka, diçka, të lutem jepu atyre diçka.” SZA shtoi, “Faleminderit, Doja, faleminderit mamasë sime, faleminderit Zotit dhe faleminderit të gjithëve.” Sa i përket incidentit të Dojës, ajo vuri në dukje: “Më vjen mirë që e ktheve në kohë“.
Doja iu afrua edhe një herë mikrofonit me lot në sy. “Më pëlqen të minimizoj,” tha artistja e “Say So”, “por… është një punë e madhe. Dreqin. Faleminderit të gjithëve.”
Kjo ishte fitorja e parë në Grammys për Dojën 26 vjeç dhe SZA 32 vjeç.
Muajin e kaluar, Doja u tha fansave se do të largohej nga industria e muzikës pas një paraqitjeje të diskutueshme në Paraguaj, duke shkruar në Twitter: “Kjo nuk është për mua, kështu që unë jam jashtë. Kujdesuni të gjithë.” Por ajo mund të dëshirojë ta rimendojë këtë pas natës së saj të madhe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al