Marrëdhënia mes moderatores Ilnisa Agolli dhe modeles Sara Karaj mbetet një nga më të tensionuarat në ‘Big Brother VIP’.
Teksa të gjithë banorët ishin duke diskutuar përplasjen mes Sara Gjordenit dhe Françeskës, ishte Ilnisa që provokoi modelen duke i thënë që të rrijë urtë.
Kjo gjë bëri që Sara të shpërthente ndaj moderatores duke i thënë se ajo është një femër e ligë dhe se nuk duhet ta bëjë më atë veprim.
Debati:
Ilnisa: Urtë
Sara: Kjo ka rëndësi për mua, se ça ka rëndësi për ty nuk e di? Mua mos më thuaj ashtu, ok? Unë nuk të toleroj më, ok? Këtë sh…, beja kujt ta toleron! Me mua nuk ke shanse…
Meritoni: Qetësohu
Romeo: Këtu është bërë si ‘hanger game’. Duhen hequr pirunët dhe duhet të hamë me lugë plastike
Sara: Kaq po të them. Hera e fundit që më sheh në këtë shtëpi. Me mua kujdes, femër e ligë! Vjen aty dhe fut spica tek Françeska, dhe shkon llap andej! Shko mbro ato që je mësuar dhe mos hajde këtu tek Françeska me fut llapën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al