Teksa brenda dyerve të kuvendit deputetët shqiptarë po ziheshin për çështjen e minoritetit dhe për hapësirën kohore që duhet të ketë secili gjatë fjalës së tij në foltore, kreu i PD-së Lulzim Basha ka qëndruar jashtë me një grup fëmijësh. Ai ka realizuar një foto me ta, ndërsa ishin në bisedë e sipër.
”Kush i bën më mirë punët ata brenda apo ne jashtë?!”. ”Në fakt e vërteta është që unë dua të rri më shumë me ju se me ata brenda ose më mirë të futemi ne brenda dhe të dalin ata jashtë ëëë…”, u tha të vegjëlve kryedemokrati.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al