Erjola Doçi mëngjesin e sotëm ka shpërthyer keq ndaj Meriton Mjekiqit, pasi ky i fundit prishi sfidën e dhënë nga vëllai i madh për të qëndruar pa ujë, duke u larë në pishinë.
Si pasojë e veprimit të moderatorit, buxheti në shtëpi nuk do të jetë i plotë, ndërsa Erjola ka debatuar ashpër me banorin.
Teksa e quajti Meritonin idiot dhe ndyrësirë, konkurrentia i tha atij që po tallet me bukën e të gjithëve dhe se ai është një fëmijë.
Nga ana tjetër Meritoni e puth nga largë Erjolën, ndërsa kjo e fundit i tha: “E ke qenin brenda, po flen gjumë mos më bëj mua puçi-puçi”, duke nënkuptuar Ilnisa Agollin me të cilën ai ka nisur një romancë.
Pjesë nga debati:
Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani ndyrësirë
Meritoni: Është çmendur njeri
Erjola: Po rri pa kafe pa ujë, i ndyrë
Meritoni: Vazhdo zemër, ik shpirti im
Erjola: Idiot tallesh me bukën tonë, idiot dhe ju rrini si pula
Meritoni: Tallesh me bukën tonë
Erjola: Mos më emito mua po të them
Meritoni: Mos më emito mua
Erjola: Edhe ti më thoje dje që s’jam kalama
Meritoni: Merr frymë
Erjola: Çfarë je? Më thuaj sa i rritur je, ku e ke?
Meritoni e puth nga larg duke e injoruar
Erjola: E ke qenin brenda, po flen gjumë mos më bëj mua puçi-puçi
View this post on Instagram
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al