9 Mars, 2022

(VIDEO) Në skenë me vajzën e sëmurë, Fifi heq paruken e saj për tu solidarizuar


Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka mbajtur një koncert që ka marrë vëmendjen e të gjithve pas gjestit të veçantë të saj.

Në një ditë të veçantë për të gjitha gratë, siç është 8-Marsi, Fifi ka bërë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në koncertin e saj.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Fifi në skenë me një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.

“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur. Më pas ajo e hoqi paruken në mes të skenës në shenjë solidarizimi dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.

 

 

Artistja i ka emocionuar të gjithë me veprimin e saj që është vlerësuar nga të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al