25 Mars, 2021

Video nga ‘arratia’/ Fjolla Morina sfidon policinë, pak orë para dënimit me 6 vite burg!


Këngëtarja kosovare Fjolla Morina vijon të sfidojë autoritetet policore, të cilat e kanë shpallur në kërkim, me foto dhe video ku nuk ngurron të tregojë edhe vendndodhjen e saj.

Nga arratia, Fjolla ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa video në InstaStory ku tregon se ndodhet në Prishtinë, me partnerin e saj Fisnik Syla.

Pak orë para se gjykata e Kukësit ta dënonte me 6 vite burg për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’, ajo ka qenë duke festuar dhe duke u argëtuar në një lokal nate në Prishtinë.

Në videon që ka publikuar vetë Fjolla Morina, duket këngëtarja krah partnerit të saj duke kërcyer dhe duke kënduar me këngët e Robert Berishës që këndonte live në këtë “lounge bar”.

Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Sjellim në vëmendje që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh.

Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë, teksa ajo më pas deklaroi se ishte shtatzënë, por që rezultoi se kishte gënjyer.

Para se të arratisej Fjolla Morina pranoi në gjykatë akuzën për “Trafik të armëve dhe municioneve”.

fjolla-morina-fisnik-syla-3 fjolla-morina-fisnik-syla-9 fjoplla1 fjoplla2 fjoplla3 fjoplla4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al