9 Mars, 2022

(VIDEO) Nga Vlashenti tek gjyshja e saj, Dojna Mema zbulon si reaguan familjarët kur zbuluan shtatzëninë e saj


Nuk ka lajm më të gëzueshëm se kur mëson se një pjesëtar i ri do i bashkohet familjes. Po flasim këtu për lajmet e shtatzënisë që prodhojnë emocione të mëdha tek familjarët e njerëzit e ngushtë të çdo vajze. Ashtu siç ka ndodhur edhe me familjarët e moderatores Dojna Mema.

Kjo e fundit ka zbuluar ditën e djeshme se do bëhet nënë për herë të parë. Ajo publikoi një video në Instagram ku shihej në natyrë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur teksa në sfond dëgjoheshin të rrahurat e zemrës së një bebeje.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Mirëpo, kuriozitet i madh i ndjekësve ishte edhe rreth reagimit të njerëzve të saj të afërt, siç përmendëm më lart. Ditën e sotme, moderatorja postoi një video me reagimet e familjarëve kur mësuan që një bebe do t’i shtohet familjes së tyre.

Në videon e Dojnës i pari ishte partneri i saj, Vlashenti, i cili duket në shok total kur ka parë dy viza të plota te testit i shtatzënisë. Më pas, motra e Dojnës, Mikela, e ka mësuar lajmin përmes një video call kur sapo kishte dalë nga dushi. Ajo duket se është emocionuar shumë dhe ka shpërthyer në të qara.

Por gjyshërit e Dojnës që janë të njohur në rrjetet sociale me reagimet virale, si e pritën lajmin? Gjyshja e saj shihet totalisht e surprizuar duke brohoritur dhe  përplasur duart. Kurse gjyshi i moderatores shihet tek ngre një dolli për stërnipin/mbesën që është rrugës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al