5 Shkurt, 2024

VIDEO/ Një çift i ri krijohet në “Big Brother VIP”? Romeo dhe Heidi puthen në pishinë


Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kohët e fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e djeshme teksa ishin në pishinë, ata kanë kaluar një kohë mjaft të mirë me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Ndonëse dy banorët akoma nuk kanë shprehur pëlqim për njëri-tjetrin, mesa duket së shpejti Heidi dhe Romeo do të bëhen çift.

Kujtojmë që pretendent për të krijuar një romancë dashurie brenda kësaj shtëpie janë edhe çifti Ilnisa-Meriton dhe Bardhi-Sara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al