5 Mars, 2022

VIDEO/ Noizy suprizon fansin e vogël në spital


Noizy ka surprizuar një fans duke e vizituar në spital dhe videoja është bërë virale.

Reperi ka publikuar një video në TikTok nga vizita e tij që e ka gëzuar shumë fansin e tij të vogël. Ai duket shumë i habitur nga vizita e Noizyt dhe emocionet janë mëse të dukshme.

Artisti dhe fansi i tij komunikojnë në anglisht duke na lënë të kuptojmë se ai nuk është shqiptar. Noizy ka bërë disa projekte në anglisht dhe gjermanisht, andaj nuk është surprizë që ka edhe fansa të huaj.

Duke surprizuar një fans të vogël në spital, ai është një hero i vërtetë”-shkroi ai krah videos duke marrë komente dhe vlerësime të shumta.

 

 

Për hir të së vërtetës reperi gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të veçantë me fansat më të zjarrtë, ai kujdeset gjithmonë që t’iu përgjigjet komenteve të tyre, por kur gjen mundësinë bën edhe surpriza të këtij lloji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al