8 Mars, 2022

VIDEO/ “Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time” Albano Bogdo ironizon Lulzim Bashën


Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Basha nuk i qujti humbje asnjë nga zgjedhjet e pafituara nga Partia Demokratike në daljen e djeshme për mediat, ku tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij, humbjet në 6 bashkitë i cilësoi si “masakra elektorale”, përballë të cilave PD nuk ka mundur të fitojë.

Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e rrjetit, Albano ka publikuar në Instastory një video ku thotë: “Nuk kam ngrënë asnjë shuplakë në jetën time”, teksa goditet vazhdimisht nga një person në faqe.

Kështu ai ka bërë një paralelizëm me deklaratën e Lulzim Bashës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al