Këngëtarja e njohur greke Kyriaki Papadopoulou, e njohur me emrin e artit Marinella është rrëzuar në skenë, pasi ka humbur ndjenjat.
Siç raportojnë mediat greke, artistja me disa dekada karrierë arriti të këndonte vetëm dy këngë në koncertin e saj në Irodeion, përpara se të rrëzohej papritur në skenë.
Gjendja e saj shëndetësoi shkaktoi shqetësim të madh te miqtë e saj dhe publiku që kishin shkuar për ta ndjekur.
Gjithçka ndodhi vetëm gjatë këngës së tretë që ajo interpretoi, një nga hitet e saj.
Në vargun “O Zot, na mësove sa shumë të duam” interpretuesja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë muzikantët e saj nxituan për ta ndihmuar.
Mediat raportojnë se artisja greke po kalon orë kritike në spital, pasi raportohet se ajo ka pasur dhimbje të forta koke përpara se të hynte në skenë.
Marinella aktualisht ndodhet në spital me hemorragji cerebrale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al