Dafina Zeqiri dhe Kida kanë qenë duke drekuar bashkë sot e kanë përfituar nga rasti për të ndarë disa video me nota humori në rrjetet sociale për të argëtuar edhe ndjekësit e tyre.
Dafina e para ka postuar një video ku shihet duke imituar Kidën dhe pjesën e saj te bashkëpunimi i tyre: “O zot. Ajo Kida ‘Lule luje belein’. Të lutem. Parameno po të ishte këtu.”, teksa ka shkruar krah videos të shpërndarë në Instastory: “Koleget pas bashkëpunimit.
Ndërkohë, e gjendur përballë saj në tavolinë, Kida ishte po ashtu duke regjistruar. Në videon e shpërndarë në Instastory Kida ka shkruar me shaka: “Kështu po flet për mua? Unë gjynah”. Videot janë shpërndarë me shpejtësi nga fansat në rrjetet sociale.
Vlen të theksohet se komentuesit, kryesisht dëgjuesit besnikë të dyshesh së njohur, janë të pakënaqur me tekstin dhe klipin e “Luje belin”. Dhe rezervat e tyre i kanë shprehur në sektorin e komenteve në YouYube.
“Kënga e mirë, por Dafina dhe Kida kanë pasur potencial të fortë për një hit internacional! Gjithsesi suksese për ‘Luje Belin”
“Dy artiste me potencial kaq tmadh, nuk e keni shfrytzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Poo, kënga më pelqeu se diqka më ndryshe, këngë clubi edhe ritmike, po tekst ka shume pak, veq perseritje. Sidoqoftë, I liked it, ama fakt qe kishit mujt edhe ma mirë.”
“Dështim, zhgënjim. -Videoklipi mi knaq syt pak meshkujt. -kenga është palidhje, kurfare teksti.”
“Dafina të gjitha këngët njësoj. I njëjti stil me muzike. Me ritëm. Me shqiptim. Me intonacion.”- janë vetëm disa prej komenteve në YouTube.
Dafina iu përgjigj të gjithë kritikëve për këngën e tyre, përmes një videoje në rrjetet sociale. Në videon e publikuar Dafina ka vendosur në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehet: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al