31 Janar, 2024

VIDEO/ Pas debatit me Riken, Meritoni puth në buzë Ilnisë, zyrtarizohet çifti i parë në “Big Brother VIP”?


Debati i zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Ilnisa Agollit dhe Rike Roçit e cila e ofendonte keq këtë të fundit, e ka afruar më shumë banoren me moderatorin kosovar Meriton Mjekiqi.

I gjithë debati nisi pasi gazetarja ishte bërë xheloze për shkak të afermitetit të tepërt të banorit me Riken.

Pas primet Ilnisa po qante tek krevati i saj, ndërsa në një moment aty është afruar Meritoni i cili është përpjekur që ta qetësojë duke e puthur atë në buzë.

 

Mesa duket me anë të kësaj puthje në buzë, dy banorët po tregojnë ndjenjat që kanë përnjëri-tjetrin në këtë shtëpi, ndërsa presim të shohim se çfarë do të ndodhë mes tyre në ditët në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al