Ish-banorja e “BBVIP”, Dea Vieri dhe ish-opinionisti Bledi Mane treguan se Erjola Doçi është në një lidhje jashtë shtëpisë.
Sipas tyre bëhet fjalë për një reper që jeton në Gjermani dhe është një shok i Bardhi Idrizit.
“Erjola ka një lidhje jashtë. Është një emër i njohur i repit, po na ndjek nga Gjermania. Është edhe shok i Bardhit”- thanë dyshja.
Pas këtyre deklaratave, menjëherë në rrjet qarulluan zëra se ai mund të jetë reperi i njohur Azet i cili jeton dhe punon në Gjermani, por është edhe mik me këngëtarin.
Megjithatë së fundmi pas publikimit të këtyre lajmeve moderatorja u suprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicjalet “E zemër A”.
View this post on Instagram
Menjëherë pas kësaj në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al