20 Maj, 2022

VIDEO/ Pas rikthimit në Tiranë, Ronela Hajati injoron kritikat: Gjithçka fillon pas kësaj


Ronela Hajati është rikthyer në Tiranë dhe është e sigurtë se e presin disa ditë të lodhshme jo vetëm në studio muzikore por edhe tao televizive dhe përballja me kritikat një pjesë të të cilave ende nuk i ka parë.

Ronela është përballur me komente negative nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kënga dhe performanca e saj është pritur shumë mirë nga publiku i huaj, gjë që reflektohet edhe nga klikimet në YouTube.

Kështu, ajo ka rikujtuar performancën që bëri në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision’, ndërsa ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur. Gjithçka fillon pas kësaj…Njerëzit që brohorasin kështu ishte gëzimi më i madh që kam ndjerë ndonjëherë. Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari! Ronela ju do shumë“. -ka shkruar ajo krahas videos duke mos iu kushtuar rëndësi kritikave që ka marrë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Në një status mkë herët Ronela shkruante se këtë periudhë ka qarë shumë. Sipas këngëtares tashmë ka ardhur koha që të sjellë sërish projekte të reja muzikore  dhe nuk ka kohë për të pushuar.

“Nuk e keni idenë sesa shumë kam qarë kur mbërrita në Tiranë… Gjithsesi kemi tre jave që vetëm qajmë nga emocionet dhe tani mori fund! Kam marrë shumë dashuri nga shtete dhe njerëz që i ëndërroja! Tani… rikthehemi sërish tek ‘vajza e keqe’. Kam shumë projekte për të mbaruar dhe nuk kam më kohë për të pushuar. Ju dua të gjithëve”– shkroi Ronela krahas fotos së postuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al