2 Maj, 2022

VIDEO/ Pas zërave për tradhti dhe arrestimit, ASAP Rocky del për herë të parë në skenë por vëmendjen e mori reagimi i Rihanna-s


Rihanna i kishte sytë te A$AP Rocky gjatë performancës së tij të fundit! Reperi doli në skenë gjatë Festivalit Smokers Club në Los Angeles dhe pati gjithë mbështetjen e partneres së tij.

Këngëtarja 34-vjeçare u pa në prapaskenë duke repuar së bashku me të dashurin e saj dhe duke filmuar momente nga koncerti i tij. Gjatë koncertit, Rihanna u rrethua nga truprojat teksa edhe këtë herë nuk ngurroi të nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.

Performanca e Rocky ishte hera e parë që ai doli në skenë që nga arrestimi i para pak javëve. Reperi “Praise the Lord” u arrestua më 20 prill si i dyshuar për sulm me armë në një incident që ndodhi në nëntor 2021. Ai u lirua në të njëjtën ditë teksa hetimet vijojnë.

Rihanna dhe Rocky, të cilët do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë së bashku në javët në vijim, që atëherë janë fotografuar për një darkë dhe kanë realizuar edhe një baby-shower.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by COMPLEX (@complex)

Ndërkohë pak ditë më parë ata u vendosën në qendër të vëmendjes pasi një nënë britanike e tre fëmijëve ka deklaruar se A$AP Rocky i ka dërguar mesazhe fshehurazi për muaj të tërë. ‘The Sun’ raporton se një grua e quajtur Jilly O’Donnell, 45 vjeç, është kontaktuar nga dikush që duket të jetë reperi, 33 vjeç, në Instagram, ku ai ‘e bombardoi’ me mesazhe flirti. Sipas Jilly, komunikimi i supozuar mes saj dhe Rocky filloi në dhjetor 2021 dhe vazhdoi deri në fillimin e muajit të kaluar. Pretendohet gjithashtu se ai dikur i tha Jilly-t të takohen në Ukrainë. Në një mesazh të publikuar prej saj, shkruhet: ‘Jam keq. A do vish në Ukrainë? Nëse e zgjidh, mund të rregull që të vish edhe ti.’ Jilly i shkroi se nuk mundet prej pandemisë dhe sulmit rus. Ajo shkroi: ‘Nuk mund të shkoj në Ukrainë, nuk mund të përballoj as Krishtlindjet pas pandemisë. Plus kryeministri është një budalla dhe askush nuk lejohet askund. Duhet të vish këtu. Ukraina nuk duket ide e mirë.’

Deklaratat e Jilly-tvijnë vetëm disa javë pasi Rihanna u përfol se ishte ndarë me babanë e fëmijës së saj pasi e gjeti atë duke e tradhtuar me stilisten Amina Muaddi. Por Amina i mohoi me shpejtësi thashethemet në një deklaratë, duke shkruar: “Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në rrjetet sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një që është kaq e poshtër. Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve. As gjatë asaj që duhet të jetë një nga periudhat më të bukura dhe më të famshme në jetën e dikujt”, vazhdoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al