14 Shkurt, 2024

VIDEO/ Plas keq mes Eglës dhe banorit të “Big Brother VIP”, aktorja “shpërthen” në ofendime: Palo burrë! Je zero


Aktorja Egla Ceno dhe Gazi mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin pas përfudimit të primet.

Shkak u bë humbja e një tulipani në shtratin e aktores, gjë që bëri kjo e fundit të dalë nga vetja dhe të shpërthejë në ofendime.

“Palo burrë”, i tha ajo Gazit, ndërsa banori i “Big Brother VIP 3” tha se aktorja se mban dot këtë format televiziv.

Ndërsa më tej, Egla i tha se Gazi i ka krahët e ngrohta nga Juli dhe se pa të është zero.

Pjesë nga debati:

Egla: Kush i ka futur duart tek vendi im këtu, për të marrë tulipanin? Kush i fut duart këtu në vendin tim?

Juli: Mos e nxirrni nga vetja kështu

Gazi: Se mban dot ajo Big-un

Egla: E ti mo, mo palo burrë, burrë pa mustaqe dhe pa asgjë. O palo burrë

Gazi: Se mban dot jo

Egla: O palo burrë, mua mos më thuaj se ça mbaj ose s’mbaj! Me surretër si puna jote

Gazi: Ajo po më shan mua

Egla: Po ti je për t’u sharë mo. Ti je llum! Më ke ofenduar! Unë flas për tim vlla, ti thua aktron me atë çun që rri si bukurosh aty. Pa të thënë asnjë fjalë, dhe që të rreh krahët. Ti pa atë je zero

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al