Ditën e sotme banorët mësuan nga një zarf që hyri në shtëpi se konkurrenti që u bë pjesë e formatit gjatë spektaklit të mbrëmshëm është shoqëruar nga policia.
44-vjeçari Liam Osmani është shoqëruar nga policia pasi akuzohet për mashtrim.
Policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrentin pasi ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Këtë ngjarje e kanë komentuar edhe banorët ku shprehen se Liami ju kishte pëlqyer dhe ndiheshin mirë me energjinë e tij dhe ngjarja qe ndodhi i ka habitur tej mase.
Egla: Unë u gëzova kur erdhi se më pëlqejnë këto skenat me miell me gjëra. Por e dija se diçka nuk shkon me të.
Erjola: Un e pyeta ku jeton më tha në Gjermani
Ledjona: Mua më pëlqeu ai
Juli: Ca nuk po na dëgjojnë veshët
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al