Presidenti i Filipines, Rodrigo Duterte në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij që shkaktojnë gjithnjë reagime të forta ka befasuar ndryshe këtë radhë, teksa është shfaqur duke puthur në buzë një punonjëse.
Ngjarja ka ndodhur teksa ai ishte në një aktivitet në Korenë e Jugut para shumë të pranishmëve. Në fjalim e sipër thërriti në skenë dy vajza dhe njërës i kërkoi ta puthte.
Pas kësaj, kanë plasur kritikat, pasi veprimi i tij para të gjithëve u quajt shfaqje e neveritshme e një presidenti paragjykues ndaj grave.
Gruaja e përfshirë në këtë akt deklaroi se nuk kishte “asnjë keqdashje” në puthje.
Nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al