16 Mars, 2021

Video/ Pritet të lindë nga dita në ditë, Afërdita Dreshaj del të stërvitet jashtë në borë!


Afërdita Dreshaj mesa duket nuk do të heqë dorë nga stërvitja në palestër deri në ditën kur fëmija që po pret të vijë në jetë.

aferdita dreshaj (2)

Këngëtarja ka ripostuar mbrëmë një video të publikuar nga motra e saj në Instastory, Jehona Dreshaj, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

Afërdita shihet duke u ushtruar jashtë në një mot jo të përshtatshëm, sepse në sfond duket që bie borë.

aferdita dreshaj (1)

Ndonëse motra e saj e ka menduar ta bëjnë pushim, Afërdita ka këmbëngulur për të kundërtën.

aferdita dreshaj (5)

Kështu, ndonëse është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe siç vetë ka treguar, djali pritet të lindë nga dita në ditë, Afërdita nuk heq dorë nga stërvitja.

aferdita dreshaj (3)

Epo këtë herë, modelja e ka çuar situatën në një tjetër nivel, duke pasur parasysh se fansat e saj nuk i besonin dot syve kur e shihnin të stërvitej gjatë muajit të shtatë e të tetë të pritjes së ëmbël, e jo më në muajin e nëntë.

aferdita dreshaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al