Traileri i dokumentarit më të ri rreth Marilyn Monroe do t’ju bëjë të pyesni veten: Sa dimë vërtet për vdekjen e saj?
Vdekja tragjike e ikonës së Hollywood në moshën 36-vjeçare ka shkaktuar komplote dhe thashetheme për dekada me radha. Dokumentari i ardhshëm i Netflix, “The Mystery of Marilyn Monroe: The Unheard Tapes ” (Misteri i Marilyn Monroe: Kasetat e Padëgjuara), zbulon intervista të padëgjuara me ata që e njihnin më mirë Monroe, duke ofruar një këndvështrim të ri mbi natën që ajo vdiq.
Producentët kanë publikuar trailerin që ka bërë shumë bujë përpara publikimit të dokumentarit më 27 Prill. “Në vitin 1982, Los Angeles rihapi çështjen e vdekjes së Marilyn Monroe”, thotë narratori në trailer. “Këto intervista nuk janë dëgjuar kurrë deri më tani.”
Çështja e Monroe, e cila lindi më 1 qershor 1926 dhe vdiq më 4 gusht 1962, në shtëpinë e saj në Los Angeles, Kaliforni, u rihap pasi dokumentari i KTLA-së “The Marilyn Files” u transmetua në ekran.
“Për të marrë informacion nga njerëzit për natën kur Marilyn vdiq, ishte e vështirë.”-thuhet në trailerin që përbëhet nga disa prej klipeve të saj gjatë kulmit të famës. Shikuesit më pas ngacmohen me fragmente audio nga këto intervista dhe nga vetë Monroe, në të cilat ajo flet për efektet e famës. ”Nuk mund të them asgjë dhe i dija të gjitha”, shton një zë në klip.
Narratori vazhdon: “Bëra atë që duhet të bësh gjithmonë kur ndesh një rrugë pa krye, u ktheva në fillim”. Klipi po ashtu përmban pamjet e Monroe si fëmijë, ditën e saj të dasmës dhe gazetat me tituj të tillë si, “Marilyn Monroe humb jetën: Shkak ilaçet e gjumit”.
Dokumentari me regji nga Emma Cooper dhe producent ekzekutiv Chris Smith do të shfaqet premierë më 27 prill në Netflix.
Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Brentwood, Kaliforni në vitin 1962. Në atë kohë, vdekja e 36-vjeçares u konsiderua si rezultat i një mbidoze ilaçesh. Sidoqoftë, kjo nuk i ndaloi njerëzit të spekulonin dhe të përhapnin teori konspirative.
Përveç trailerit, shumë pak dihet për dokumentarin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al