Marina Vjollca së shpejti pritet që të nis sezonin e parë të programit ‘ C’est la vie’ , një spektakël risi që do ketë këngëtarë të famshëm që konkurrojnë përball këngëtarëve amator.
Ditën e sotme në faqen zyrtare të Marinës në Instagram është publikuar spoti i këtij spektakli. Marina shfaqet duke fjetur pranë shtratit dhe një papagall insiston që ta zgjojë se ka vajtur ora e spektaklit.
‘’Më lër të fle, programi nis në orën 8 të darkës’-dëgjohet zëri i Marinës, e cila me këtë rast na ka zbuluar edhe orarin kur do të nis spektakli. Ndërkohë që në një moment të spotit Marina çohet nga krevati dhe godet televizorin me jastëk, ndërsa zëri i komentuesit sportiv po thoshte:” Ronaldo…Ronaldo..’’ Përse kanë zgjedhur pikërisht diçka në lidhje me futbollin, rastësi apo ‘provokim’ ndaj punës së mëparshme që Marina bënte si moderatorë në ‘Procesi sportiv’?!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al