14 Nëntor, 2017

VIDEO/ Rrëfimi i balerinës së njohur: Nuk më del inati me Enada Hoxhën!


Adela Lami, balerina e njohur shqiptare  ishte një nga të ftuarat e radhës e emisionit ‘Një kat më lart’ në InTv. Ajo tregoi më shumë detaje rreth jetës së saj gjithnjë në lëvizje, me projekte dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme.

Përtej kësaj ndërsa u bë pjesë e lojërave në program ku iu deshtë zgjidhte një emër VIP për të komentuar dhe ky emër ishte pikërisht ai i prima-balerinës Enda Hoxha. Ja si është shprehur për të:

“Akoma ja mbaj inatin, jam shumë e sinqertë. Në klasë të pestë Enada Hoxha erdhi të zgjidhte vajza për një konkurs dhe zysha ime me Gertin këmbëngulën që të më përzgjidhnin. Ajo tha : “Jo, se nuk është e bukur” – rrëfeu Adela. Ermali e pyeti se ç’ka ndodhur me të pas asaj kohe teksa Adela thekson se Enada u bë shpejt mentorja e saj, duke e mbështetur hap pas hapi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al