11 Mars, 2022

VIDEO/ Rudina Dembacaj përfundon në spital, çfarë i ndodhi aktores?


Rudina Dembacaj ka përfunduar në spital ditën e sotme dhe këtë gjë e ka treguar vetë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar dy video nga spitali në Instagram ku shihet në shtrat por nuk ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Duket se asaj i ka ikur zëri dhe mezi flet andaj nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë ndonjë virozë. “Më kanë marrë mësysh”-thotë ajo në video pa zbuluar se çfarë problemi ka.

 

 

Më pas aktorja ka vijuar të bëjë postime të ndryshme dhe ‘reposte’ nga ndjekësit e saj.

Vlen të theksohet se në video Rudina flet për filmin “Dashuri dhe Turbulenca” ku ajo luan dhe që do publikohet së shpejti. Andaj mundet edhe që kjo video të jetë shkëputur nga ndonjë skenë e filmit.

Megjithatë na mbetet të presim dhe të shohim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al