27 Prill, 2022

VIDEO/ Sami Berisha largohet përfundimisht nga ‘Për’puthen’! Jep një mesazh publik për produksionin dhe Efin


Sami Berisha ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Për’puthen”. Pasi u largua dy herë nga studio brenda pak ditësh, ai ka vendosur mos të rikthehet më.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një video të gjatë në Instagram. Samiu nuk specifikon arsyen e largimit të tij, por shprehet se në emision ishte krijuar një energji shumë negative nga disa persona, referuar Arjan Konomit dhe Mevlanit me të cilët ai dhe Efi kanë patur shumë debate.

Nga sot nuk jam më pjesë e Për’puthen. Arsyet janë të shumta dhe nuk ka kohë t’i diskutoj sot këtu. Aty po mbizotëron një energji shumë e keqe nga disa njerëz tek të cilët mund të ndalemi shpresoj në një pikë tjetër. Por jam shumë falenderues nga produksionit dhe i kërkoj falje Olsës që veprova në këtë mënyrë. Kam patur, ditë të mirë dhe të këqija.”– e nis videon ai.

Më tej Samiu ka ironizuar Mevlanin duke u shprehur: “Është një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë, për disa edhe 2-3 herë. Vetëm uroj mos të dilni në pension në Për’puthen por të përputheni sa më shpejt.”

Në fund Samiu e mbyll me fjalët më të bukura për Efin. Ai thotë se ka fituar një vend të madh në zemrën e saj dhe e le të hapur mundësinë që të nisin një lidhjes jashtë “Për’puthen.

“Efi, e bukura, më fal që mora këtë vendim në këtë mënyrë. Por, ti e di që të vlerësoj shumë, të kam shumë xhan, je shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që të kam njohur. Ti e di që jemi në një pikë të jetës ku nuk jemi shumë të qetë as psikologjikisht dhe as fizikisht por me rëndësi është që kemi raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, kuptohemi shumë mirë dhe krijuam një lidhje shoqërore shumë të mirë. Nga ky raport mund të krijohet diçka më shumë por nga diçka më shumë nuk mund të kthehemi më si shokë. Ti e di që do më kesh gjithmonë pranë si brenda si jashtë, shpresoj të na ecë sa më mirë. Të uroj fat në program dhe uroj mos të rrish shumë gjatë sepse nuk ke çfarë bën aty pa mua.”- thotë ai.

 

Pak ditë më parë, Efi i bëri atij një surprizë romantike, një video që përmbante momentet e tyre më të bukura dhe një dedikim në sfond. Efi i shprehu atij mirënjohjen që i ka qëndruar pranë dhe e mbështet për çdo gjë duke deklaruar mes të tjerash se është e lumtur që e ka takuar.

“E di që nuk e prisje. Natyra ime e ftohtë dhe në dukje e pashpirt, siç më konsiderojnë disa, nuk të jep përshtypjen që do surprizojë një djalë. Por me ty është ndryshe. Në momentet për të ashpra ti ke qenë aty për mua. Je lapsi që ke vizatuar buzëqeshje në fytyrën time kur të tjerët kanë vizatuar zhgënjim. Jam e lumtur që të kam njohur. Faleminderit që më le të gëzojë praninë tënde, që më sheh dhe flet aq ëmbël. Faleminderit që ke bërë çdo gjë për mua. Afrohu tani të ta jap një përqafim.”– shprehej ajo ndër të tjera në video.

Pas kësaj, Samiu shkoi dhe e përqafoi teksa ata realizuan edhe një kërcim. Pavarësisht momenteve të bukura dhe deklaratave të forta, ata ende nuk janë deklaruar për njëri-tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al