Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Kajseri ku një person në kushtet e depresionit i ka dhënë fund jetës duke e transmetuar të gjithë momentin ‘live’ në ‘facebook’.
Bëhet fjalë për Ayhan Uzun 54 vejç, një baba i cili ishte trishtuar nga martesa e vajzës së tioj pa e pyetur atë, i cili kreu aktin tragjik duke u vetëvrare me pistoletë, shkruan “Mirror”.
Gjatë transmetimit në video pak para se të zbrazte pistoletën ai tha se ishte njoftuar me telefon për martesën e vajzës dhe sipas tij familjarët nuk e kishin trajtuar si burrë.
“ Vjehrri më zuri vendin dhe pa të drejtë e aprovoi martesën e vajzës sime. Vullneti im është që ata persona që më vunë në pozitë të tillë, të mos jenë në funeralin tim. Lamtumirë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al