6 Nëntor, 2017

VIDEO/ Shpërthen Saimir Kodra ndaj Ramës: Do ta gjuaja me mikrofon kokës dhe do ta shaja


Gazetari dhe drejtuesi i ‘Stop’, Saimir Kodra i ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit” ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama me gazetarët para Parlamentit ku tha një lumë ofendimesh drejtuar atyre.

Nëse do të kisha qenë aty, do ti kisha rënë me mikrofon apo do ta shaja, ka deklaruar Kodra për Dembacajn.

“Unë e kam thënë edhe në emision që atë ditë, me Gentin në ‘Stop’ që gjeti ata gazetarët që ishin aty. Unë nuk jam as ndonjë trim, as ndonjë gangster as më i forti as më i dobëti. Por unë po të kisha qenë me mikrofon aty do ta gjuaja ose do ta shaja, nuk mund të rrija indiferent ashtu. Këta gazetarët që ishin atje, që janë profesionistë e të nderuar, ndoshta janë mësuar me mënyrën arrogante të tij dhe e anashkaluan. Por nuk duhet të kishin anashkaluar thelbin, jo atë që tha aty,” tha Kodra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al