8 Shtator, 2017

VIDEO/ Skenat erotike tek “Unë, ti dhe Kasandra”, flet aktorja kryesore


Rozi Kostani, aktore, regjisore dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, ka qenë sot e ftuar në “Rudina” nga ku rrëfeu rreth rrugëtimit të saj në filma. E njohur në rolin e saj në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, nga ku shfaqen edhe skena erotike, Kostani sqaroi se nuk ka qenë ajo që ka luajtur këtë pjesë, por ka qenë një dublante.

Po ashtu, aktorja foli për emocionet në teatër dhe film. Sipas saj teatri të jep më shumë liri dhe shijohet më shumë. “Kur kam parë premierën e parë kam rrëshqitur poshtë karriges, kisha shumë emocione, më dukej sikur se kisha arritur maksimumin. Prandaj unë e dua më shumë teatrin sepse unë se di se çfarë bëj dhe e shijoj të tërën deri në fund. Ke më liri në teatër” është shprehur aktorja. Rozi i ka dhënë këto deklarata ndërsa ka folur për emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al