8 Prill, 2022

Video të përdhunimit? Mediat kosovare publikojnë detaje nga skandali i Gjikos


Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, po përballet me akuzat se ka përdhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015 dhe së fundmi janë zbardhur detaje të reja nga skandali.

Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.

Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura, banore në fshatin Sos, është mashtruar nga reperi i cili ka thënë se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij.

Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkojë në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e ka droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“E dëmtuara ka pranuar që të shkojë në banesën e të pandehurit dhe pasi i pandehuri Asdren Gjikolli e ka dehur me anë të substancave narkotike – marihunaë, me të dëmtuarën ka kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

“Gjatë kohës kur qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, thuhet në njërën nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.

Për këto veprime Gjiko akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Këngëtari Asdren Gjikolli-Gjiko, në mars të vitit 2017, është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, se ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim i të miturës.

Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përveç akuzës për dhunim e ngarkon Gjikon edhe me tre vepra të tjera penale: posedimin e lëndëve narkotike, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale.

Në dosjen e siguruar, prokuroria pretendon se ka prova të pakontestueshme duke përfshirë video, fotografi e materiale tjera për veprat për të cilat e akuzon Gjikollin.

Gjatë bastisjes në banesën e Gjikos në Prishtinë, policia ka gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit marihuanë. Përveç kësaj, atij i është gjetur në banesë edhe një armë dore.

“Është vërtetuar se Asdren Gjikolli pa autorizim dhe pa leje përkatëse të organeve kompetente ka mbajtur një armë – pistoletë e tipit “Ekol” e cila i është konfiskuar nga zyrtarët policor”, thuhet në aktakuzë.

Lidhur me këtë veprim, Gjiko akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për “Moslajmërim të veprave penale”.

“Përveç videoincizimeve të siguruara nga pajisjet elektronike, nga një kompjuter dhe dy USB, në këtë çështje penale janë siguruar edhe prova të tjera nga të cilat vërtetohet se i dyshuari Asdren Gjikolli është përfshirë në aktivitete kriminale, ku në banesën e tij shihen persona të ndryshëm duke konsumuar substanca narkotike, e po ashtu shihen edhe femra të ndryshme të cilat xhirohen nga i dyshuari duke kërcyer e të cilat dyshohen se janë të moshës së mitur e po ashtu nën ndikim të narkotikëve”, thuhet më tej.

“Gjiko ka bërë seks dhe e ka incizuar atë tërësisht të zhveshur”

Pretendimet e prokurorisë për dhunimin e të miturës nga reperi Gjiko, i ka konfirmuar edhe dëshmitarja A.H.

Ajo është gjithashtu pjesë e aktakuzës, pasi përmes saj Gjiko ishte njohur me viktimën. Ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”, shkruan Gazeta Insajderi.

Në dëshminë e saj para hetuesve, A.H ka deklaruar se, në natën kur dyshohet se ka ndodhur dhunimi, ajo bashkë me viktimën dhe me një person tjetër, kanë qenë në banesën e reperit Gjiko.

Ajo në detaje e ka përshkruar gjithçka që kishte ndodhur aty, ku kanë qëndruar e çka kishin pirë.

“Nuk më kujtohet data po ka qenë ora 21:00, në banesë te Gjiko, kemi qëndru që të 4 në salon – dhomën e pritjes, aty unë kam konsumuar birrë, [viktima] ka pirë ujë. Ndërsa që të 4 pra unë, V., Gjiko, [viktima]. kemi konsumuar një cigare marihuanë. Marihuanën na e kanë dhënë Gjiko e V. pasi që ne nuk kemi pasur”, tha ajo.

Sipas dëshmisë së saj, Gjiko e kishte marrë të miturën në dhomën e tij.

“Pastaj [viktima] me Gjikon pas qëndrimit rreth 10 min me neve kanë shkuar në dhomën tjetër, ndërsa unë me V. qëndruam në sallon. Pas gjysë ore unë kam trokitur në derën e dhomës ku ishin ata dy e kam thirrur [viktimën] që të vinte me mua, por ajo nuk erdhi me tha se do të qëndronte aty atë natë”, vazhdon dëshmia e A.H para hetuesve.

Ajo thotë se nga ballkoni e kishte parë se Gjiko po kryente marrëdhënie seksuale më të miturën dhe se ishte duke e gjiruar në skena të rënda.

“Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkon e banesës nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohëm dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H lidhur me rastin.

Gjikolli mohon se ka dhunuar vajzën e mitur duke thënë se i ka siguruar strehim

Reperi Asdren Gjikolli, në deklaratën e dhënë para hetuesve, e ka pranuar se e njeh të miturën dhe se ka qenë në dijeni se ajo është banore e SOS Fshatit. Ai gjithashtu ka pranuar se e njëjta ka qenë edhe në banesën e tij.

“Diku ka fundi i vitit 2015 apo fillimi i vitit 2016, koha ka qenë natë ora 23:00 ajo ka ardhë në banesën time. Ajo ka ardhur vetëm nuk ka qenë në shoqëri të ndokujt dhe me vetëiniciativë dhe në njëfar mënyre ka kërkuar ndihmën tonë duke treguar se jeton në SOS fshat dhe se atje është e abuzuar psiqikisht se ka jetë të vështirë, nuk ka cka me hangër, nuk ka cka të veshë dhe se është jetime, na ka treguar arsyen pse ajo përdorë narkotikduke theksuar se e përdorë për tu qetësuar nga se ka abuzime psikike në SOS fshat”, tha reperi para hetuesve.

Gjikolli, ka deklaruar se e ka lejuar të miturën të kaloj natën në banesën e tij, me arsyetimin se ka qenë vonë dhe se e mitura nuk ka mundur të kthehet në SOS Fshat aq vonë.

“Ajo ka qëndruar atë natë aty, dhe ka fjetur në sal;on, e pasi që dukej shumë e re në moshë unë bile ja kam shtruar mbulesat e fëmijëve. Unë kam fjetë në dhomën time”.

Tha se e mitura ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.

“Edhe këtë herë kur [viktima] ka ardhë në banesën time ka qenë në krizë narkotike, dhe e njëjta na ka kërkuar narkotikë mirëpo ne nuk i kemi dhënë pasi që nuk kemi pasur”.

Por, Gjikolli e mohon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk është e vërtetë që unë kam kryer marrëdhënie seksuale me të. Të nesërmën unë jam ngritur herët dhe jam dal nga banesa me femrën time dhe ajo ka mbetur në banesë duke fjetur, më vonë jam dëgjuar në telefon me V. dhe e kam pyetur se a kishte shkuar ajo vajzë. Ai më njoftoi se kishte ngrënë një picë dhe ishte larguar”, tha Gjikolli.

“Pas diku rreth 10 dite ajo me ka provokuar në Fb duke më dërguar foto nudo dhe gjysmë e zhveshur dhe me të unë nuk kam mbajtur kurrfar kontakti dhe as nuk jam takuar e as përgjigjur asnjë mesazhi në FB”, tha ai.

Lidhur me këtë aktakuzë ndaj Gjikollit, i cili ngarkohet me veprat e rënda penale, para disa ditësh ishte paraparë të mbahet seanca e parë fillestare. Por seanca ishte shtyrë pasi që mbrojtja kishte kërkuar pajisjen me shkresa të lëndës. Mediat raportuan lidhur me këtë rast, por kundër raportimeve reagoi ashpër reperi. Ai ka paralajmëruar padi për shpifje. /Gazeta Indajderi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al