24 Maj, 2022

(VIDEO) Titulli kampion i Milanit/ Rafael Leao e feston me këngët e Noizy-t


Milani ka fituar titullin kampion në Serinë A këtë të diel dhe prej më shumë se 24 orësh, kuqezinjtë janë në festë për një triumf historik përballë rivalëve të Interit.

Një festë ku ka edhe pak Shqipëri, e jo vetëm për numrin e madh të mbështetësve që kanë në vendin tonë, me disa që i ndoqën deri në “Mapei Stadium” për ndeshjen vendimtare.

Rafael Leao i ka çuditur të gjithë teksa në rrjetet sociale ka publikuar video të festimeve të skuadrës teksa këndonte e kërcente nën ritmin e muzikës së Noizy.

Ai dëgjohet teksa feston titullin kampion me në sfond këngën e reperit shqiptar, duke i dhënë ngjyra edhe më të veçanta festës së Milanit për trofeun.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al