19 Shkurt, 2024

VIDEO/ Upss! Romeo Veshaj zbulon sekretin e Donaldit: Përdornim të dy të njëjtën, pasi ka dalë nga “BBVIP” ka marrë…


Romeo teksa po bisedonte me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një ndër sekretet e vëllait të tij binjak, Donald Veshaj.

Banori tregoi se i vëllai e ka marrë patentën pasi ka dalë nga “BBVIP”, ndërsa u shpreh se gjatë gjithë kohës përdorte patentën dhe pashaportën e tij, pasi dy vëllezërit kanë një ngjashmëri të madhe.

 

Pjesë nga biseda:

Romeo: Donaldi patentën e ka marrë kur ka dalë nga Bigu, përdornim te dy një patentë

Fationi: Domethënë e mbante patentën tënde gjithmonë?

Romeo: Po mbante patentën dhe pashaportën time. Kur shkoja në bankë unë për të marrë lekët kur nuk kishte kohë Donaldi, më sillte mandatin për ta firmosur. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj dhe unë nisja R-në, pastaj më shikonte në sy mua ajo dhe shkruaja Romeo Veshaj.

Çfarë skemi bërë, edhe në provime…

Arta: Ndonjë gjë tjetër (duke nënkuptuar femrat)

Romeo: Jo i kemi shijet e ndryshme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al