10 Nëntor, 2017

Video/ Zbulohen detajet e projektit që do sjell Inva Mulën në ekran!


Në televizionet shqiptare ka larmi programesh dhe spektaklesh dedikuar artit apo muzikës, por asnjëherë nuk ka pasur një program që i drejtohet muzikës së mirëfilltë operistike.

Sikurse u përfol rreth një muaj më parë në ekranin e televizionit Klan pritet që së shpejti të vij një program i tillë i cili thuhet se do të ketë formatin e ‘Prodigies’, ku pjesë e spektaklit do të jetë edhe sopranoja shqipatre me famë botërore Inva Mula.

“TV Klan” publikoi spotin e këtij spektakli duke zbuluar saktësisht për çfarë bëhet fjalë. Spektakli do të quhet “Virtuozët”.

Fëmijë deri në moshën 18-vjeçare, të talentuar në balet, kanto dhe instrumenta të zhanrit klasik (piano, violinë, harpë, fizarmonikë) do të mund të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e këtij spektakël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al